Please enter at least 3 characters.

Kanosi me armë me tre persona, arrestohet i dyshuari nga Fushë Kosova

2024/06/policia-arrestim-e1459677672314-720x406-1.jpg

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, për armëmbajtje pa leje.

Siç njofton policia i njëjti është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë tre viktimat një femër dhe dy meshkuj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur në banesën e tyre me armë tre viktimat një femër dhe dy meshkuj kosovar/e. Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/