Please enter at least 3 characters.

Kanos me armë tre persona në Fushë Kosovë, arrestohet

2016/08/arme.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura, ka kanosur me armë tre persona.

Në njoftim të Policisë thuhet se lidhur me rastin është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT e cal.7.62mm.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.