Please enter at least 3 characters.

Kanë përfunduar kualifikimet e Azisë për PGL Antwerp Major CS:GO - IHC dhe Renegades kalojnë tutje

2022/04/pgl-asia-rmrr.jpg

Pas dy ditësh me përballje të forta ndërmjet katër ekipeve, tashmë janë mësuar emrat e dy prej tyre të cilat do të jenë pjesë e Majorit, PGL Antwerp Major 2022.

Ekipi IHC ishte më i suksesshmi sa i përket kësaj faze kualifikuese, pasi në ndeshjen e parë mposhti ekipin TyLoo me rezultat 2-0 me mapa, dhe pastaj në ndeshjen vendimtare mposhti ekipin Renegades me rezultat 2-0 me mapa.

Ekipi i dytë i kualifikuar Renegades, ndeshjen e fundit vendimtare e zhvilloj kundër ekipit TyLoo, të cilën e fitoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Kjo është renditja e katër ekipeve në PGL ASIA RMR:1.IHC – ($5.000, PGL Major Antwerp 2022 Challengers Stage)2.Renegades – ($2.500, PGL Major Antwerp 2022 Challengers Stage)3.TyLoo – ($1.500)4.LookingForOrg – ($1000)/Telegrafi/