Kandidati për deputet në Angli, skandal seksual, kapet në kamera me striptisten (Video)
Burri i martuar Maajid Nawaz, ka kërkuar dy vende sekrete në klubin e striptizit në Londrën Lindore.
Babai i një fëmije, i cili e quan veten mbrojtës i të drejtave të grave, është përfshirë së skandalin seksual teksa ka fërkuar një kërcimtare dhe i ka kërkuar asaj për favore seksuale.
“Ai i kërkoi balerinës ta prekte. Dhe ai e prekte atë gjithashtu. Biseda e tyre vazhdoi dhe ai nuk e lëshonte duke i kërkuar numrin dhe që të dilte me të”, ka treguar një banakier i klubit.
Pretendenti për në partinë Demokratike Liberale, 37vjeçari Nawaz është një figurë e njohur për komunitetin mysliman dhe antiekstremizmin.
I ftuar në një emision në BBC News ai pati deklaruar: “E konsideroj veten një feminist, nuk është nevoja të jesh grua që të mbrosh të drejtat e grave”


