Please enter at least 3 characters.

Kamera e vendosur në helmetën e ushtarit ukrainas tregon betejën e ashpër në Avdiivka – me dronë hedhin në erë autoblindat ruse

2024/03/1-106-e1710186240663.jpg

Kamera e vendosur në helmetën e një ushtari ukrainas, shfaq betejat e ashpra që janë zhvilluar në Avdiivka mes ukrainasve dhe rusëve.

Në video shihen objektet e shkatërruara si dhe ukrainasit që fshihen nën rrënoja, për të organizuar operacionin për tërheqjen e ushtarëve të plagosur, derisa vazhdimisht rusët tentonin t’i godisnin, transmeton Telegrafi.

E nga këto luftime, në këtë qytet nuk ka mbetur pothuajse asgjë përveç rrënojave dhe ushtarëve të vrarë nga të dyja palët.

Megjithatë për t’u kryer me sukses operacioni i evakuimit të ushtarëve ukrainas, Batalioni i tretë ngriti në ajër dronët që vëzhgonin terrenin.

Ata hasën në autoblinda ruse që kishin rrethuar zonën ku gjendeshin ukrainasit. Për t’ua hapur korridorin e evakuimit, ata i hodhën në erë këto autoblinda.

Pamjet nga ajri shfaqin momentin kur droni kamikaz përplaset direkt në autoblindë, e cila hidhet në erë nga presioni i madh i shpërthimit. /Telegrafi/