Please enter at least 3 characters.

Kamberi ngre alarmin: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë ka rënë 58 për qind

2023/12/Shaip-Kamberi-1-e1704369231916.jpg

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58 për qind.

Kamberi ka shkruar në X se kjo është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv.

“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58% - më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i një pakice të shpërfillur qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi. /Telegrafi/