Please enter at least 3 characters.

Kalimtarja i shpëtoi kapakut të kanalizimit, që u hodh lart papritmas (Video)

2017/07/Kalimtarja-i-shpëtoi-kapakut-të-kanalizimit-qe-u-hodh-lart-papritmas-foto.jpg
26:"© Jode Wardell / SWNS.com

Jode Werdell ka qenë duke i filmuar rrugët e mbushura me ujë në Gloucester të Anglisë, kur një kapak kanalizimi është hedhur përpjetë dhe gati e ka qëlluar gruan e tij, Adriana.

Presioni i madh e ka shkaktuar eksplodimin, i cili ngriti lartë objektin nga betoni që peshon dhjetëra kilogramë, transmeton Telegrafi.

“Sikur t’i binte sipër, do ta mbyste në vend sepse ishte shumë i rëndë”, ka thënë Werdell.

Mësohet se reshjet e mëdha të shiut, kanë bërë që qyteti të mbushet nga uji, që u ka hyrë banorëve edhe nëpër shtëpi. /Telegrafi/