Please enter at least 3 characters.

Juventusi vendos limitin e shifrës që ofron për Icardin

2019/07/Ronaldo-Icardi-e1563110353448.jpg
253:"MILAN, ITALY - APRIL 27: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale shows his dejection during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 27, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi thuhet se e ka bërë të qartë se ata nuk do të kalojnë shifrën prej 40 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sipas Corriere dello Sport, kjo shifër është të paktën 20 milionë euro më pak se çmimi i kërkuar nga Interi, edhe nëse klubet janë të përgatitura që kjo shifër të arrihet me bonuse.

Gazeta shpjegon se 'bisedimet indirekte' midis dy klubeve tashmë kanë ndodhur dhe mund të ketë më shumë të reja në ditët në vijim.

Megjithatë, është paralajmëruar se Juventusi nuk ka nxitim të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas.

Kjo pasi që ata janë të vetëdijshëm se Interi duhet ta zgjidhë të ardhmen e tij sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të nënshkruhet një zëvendësues.

Për më tepër, bardhezinjtë do të vazhdojnë të shikojnë opsionet për të ofruar njërin nga sulmuesit e saj, Mario Mandzukic dhe ndoshta Gonzalo Higuain dhe Moise Kean.

Me këtë në mendje, Zonja e Vjetër mund të zgjedhë të presë deri në verën e vitit e vitit 2021 dhe të sjellë argjentinasin si transferim të lirë. /Telegrafi/