Please enter at least 3 characters.

Juventusi ofron mbrojtësin Romero plus para për Milikun

2020/05/milik-1.jpg

Napoli kërkon të paktën 50 milionë euro për sulmuesin Arkadiusz Milik, kështu që Juventusi është gati të ofrojë mbrojtësin Cristian Romero si pjesë e marrëveshjes.

Maurizio Sarri është i etur për një ribashkim me yllin polak, i cili asnjëherë nuk ishte në 100 për qindshin e tij për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Ai ka të ngjarë të largohet nga Stadio San Paolo këtë verë, pasi kontrata e 24-vjeçarit skadon në verën e vitit 2021.

Përkundër asaj situate, gazeta Tuttosport këmbëngul se Napoli ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për qendërsulmuesin e tyre.

Juve mund të përpiqet ta zvogëlojë atë shumë me përfshirjen e një lojtari të vlerësuar nga klubi dhe trajneri Gennaro Gattuso.

Raportohet se do të jetë Romero, qendërmbrojtësi 22-vjeçar argjentinas i cili aktualisht është i huazuar te Genoa.

Juventusi harxhoi 26 milionë euro për ta blerë atë nga Genoa në verën e vitit 2019 dhe e la në Marassi për të vazhduar të fitonte përvojë. /Telegrafi/