Please enter at least 3 characters.

Juventusi interesohet për Modricin

2019/01/Modrici.jpg
273:"VILLAREAL, SPAIN - JANUARY 03: Luka Modric of Real Madrid CF protests after scoring a disallowed goal during the La Liga match between Villarreal CF and Real Madrid CF at Estadio de la Ceramica on January 03, 2019 in Villarreal, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas interesimit të Interit gjatë verës, tani Juventusi raportohet se i është afruar mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.

Kontrata e reprezentuesit të Kroacisë do të përfundojë në qershor të vitit 2020 dhe ai nuk duket se synon të nënshkruajë një zgjatje të saj.

Situata e tij ka bërë që Modric të jetë cak i skuadrave të mëdha evropiane, në veçanti i atyre italiane.

Sipas mediumit Sport Mediaset, Juventusi ka bërë disa hetime fillestare për situatën e fituesit të Topit të Artë.

Real Madridi tashmë ishte i inatosur që Interi ishte hapur ndaj Modricit, kështu që ideja se Juventusi është në veprim, padyshim se do të shkaktojë fërkime të mëtejshme.

Mbretërit u përpoqën të raportonin Interin te FIFA për një qasje të paligjshme, por Nerazzurët dolën të pastër në këtë situatë.

Juventusi tashmë e ka irrituar Real Madridin duke siguruar Cristiano Ronaldo për pak më shumë se 100 milionë euro dhe gjigantët e Torinos po synojnë gjithashtu Iscon.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për të ardhmen e yllit kroat, i cili me shumë mundësi do ta ndryshojë kampionatin. /Telegrafi/