")
Please enter at least 3 characters.

Juventusi i hapur për shitjen e Dybalas

2020/08/Dybala-Juve-1.jpg
226:"UDINE, ITALY - JULY 23: Paulo Dybala of Juventus shows his dejection during the Serie A match between Udinese Calcio and Juventus at Stadio Friuli on July 23, 2020 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala mund të largohet këtë verë nga klubi italian, Juventusi.

Zonja e Vjetër u eliminua nga 1/8-ta e Ligës së Kampionëve nga Lyoni dhe kjo ka sjell humbje të mëdha te klubi italian.

Drejtuesit e klubit tashmë po mendojnë për financa dhe me emërimin e Andrea Pirlos si trajner pritet të ketë shumë ndryshime.

Shumë nga senatorët dhe yjet e ekipit mund të largohen për të ulur shpenzimet e pagave dhe për të krijuar buxhet për blerje të reja.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Dybala mund të shitet nga Juventusi këtë verë, pasi Bianconerët janë të hapur rreth këtij largimi.

Juve shpreson ta fitojë një shumë të konsiderueshme parash në rast shitje të Dybalas, i cili pëlqehet nga klubet angleze si Manchester United dhe Tottenham. /Telegrafi/