Juventusi do të provojë transferimin e Jadon Sanchos
280:"PRAGUE, CZECH REPUBLIC - OCTOBER 02: Jadon Sancho of Borussia Dortmund plays the ball during the UEFA Champions League group F match between Slavia Praha and Borussia Dortmund at Eden Stadium on October 02, 2019 in Prague, Czech Republic. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)
Jadon Sancho. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)
12:"Getty Images
24/10/2019
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi është futur në garë për super talentin anglez Jadon Sancho.
Reprezentuesi anglez ka prishur marrëdhëniet paska me Dortmundin pasi klubi e kishte dënuar me një ndeshje.
Kjo ka bërë që mediat të aludojnë në largimin e tij në janar nga klubi verdhezi.
Juventusi po monitoron me kujdes situatën e anglezit dhe synon të dalë me një ofertë në drejtim të Dortmundit në janar.
Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë rreth 130 milionë euro për transferimin e Sanchos.
Por Juventus nuk do ta ketë të lehtë afrimin e tij, pasi në garë janë shumë skuadra të mëdha.
19-vjeçari kërkohet edhe nga Manchester United, Liverpool, Chelsea, Real Madrid dhe PSG. /Telegrafi/


