Please enter at least 3 characters.

Juventusi afër transferimit të Kwang-Song Han, talenti nga Koreja e Veriut që u fut në histori të Serie A

2018/01/Kwang-Song-Han-1.jpg
238:"CAGLIARI, ITALY - APRIL 09: Kwang Song Han of Cagliari celebrates his goal 2-3 during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Torino at Stadio Sant'Elia on April 9, 2017 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Burime të shumëfishta pohojnë se Juventusi është në negociata të avancuara për talentin Kwang-Song Han të Cagliarit, i cili është nga Koreja e Veriut.

Ende është vetëm 19-vjeçar, por qendërsulmuesi, i cili aktualisht është në huazim në Serie B me Perugian ka shënuar shtatë gola mbresëlënëse dhe tre asistime në 17 ndeshje të zhvilluara.

Ai bëri historinë jo vetëm si lojtari i parë nga Koreja e Veriut në Serie A, por edhe i pari që shënon në një ndeshje të luajtur në kampionatin kryesor italian.

Këto paraqitje të mira dhe talenti i tij kanë bërë që të bie në sy të skuadrave të mëdha italiane, ku ndër më e interesuara është kampionia, Juventusi.

Kwang Song Han po shkëlqen me Perugian në Serie B (Getty Images)

Sipas mediumeve Sportitalia, Sky Sport Italia dhe Tuttosport, Juventusi është në prag të arritjes së një marrëveshje për të nënshkruar me Han sezonin e ardhshëm.

Këto mediume raportojnë se Zonja e Vjetër e ka ndjekur Hanin dhe i kanë shikuar nga afër ndeshjet e tij që nga muaji shtator.

Ardhja e tij do të jetë gjithashtu një ndihmë mediatike, duke ndihmuar Juventusin të zgjerojë statusin e tyre në tregun aziatik.

Megjithatë, shpresojmë që kjo mos të ketë efekt negativ tek lideri komunist i shtetit të Han, Kim Jong-un, pasi Juvenusi do ndihej i rrezikuar. /Telegrafi/