Please enter at least 3 characters.

Juve ka gati kontratën e re, dëshiron ta mbajë Ronaldon deri kur t’i mbushë 38 vjet

2020/01/cristinaoronalo-2.jpg
233:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 21: Cristiano Ronaldo of Juventus signing autographs and taking selfie before the training session on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Juventusi është duke përgatitur rinovimin e kontratës së Cristiano Ronaldos deri në vitin 2023, kur superylli i Zonjës së Vjetër do t’i mbushë 38 vjet.Corriere dello Sport raporton se portugezi beson që ka edhe shumë për t’i dhënë futbollin, prandaj është i interesuar që ta zgjatë qëndrimin te kampioni i Italisë.

Ai ka mbajtur një takim me agjentin e tij Jorge Mendes dhe ia ka treguar planet. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është i njoftuar për qëndrimin e CR7 dhe është i gatshëm që t’ia ofrojë rinovimin e kontratës dhe zgjatjen e saj.

Cristiano Ronaldo (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Kontrata e re pritet të nënshkruhet në pranverë, kur Juventusi do ta ketë më të qartë rrjedhën e sezonit aktual lidhur me titujt që mund t’i fitojë.

Në ndërkohë, Bianconerët pritet ta zyrtarizojnë 19-vjeçarin Dejan Kulusevski nga Parma duke menduar kështu për të ardhmen e skuadrës. /Telegrafi/