Please enter at least 3 characters.

Josip Ilicic shënoi katër gola, futet në historikun e Ligës së Kampionëve

2020/03/GettyImages-1211645493.jpg
319:"VALENCIA, SPAIN - MARCH 10: Josip Ilicic of Atalanta poses with the match ball after he scores all 4 goals of the match for his team during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Valencia CF and Atalanta at Estadio Mestalla on March 10, 2020 in Valencia, Spain. (Photo by UEFA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Josip Ilicic kishte një natë magjike në “Mestalla” duke shënuar katër gola që ia siguroi fitore Atalantas ndaj Valencias.

Sulmues slloven me katër gola e shënuar është futur në historikun e Ligës së Kampionëve.

Ai është 32 vjeç dhe me këtë u bë futbollisti më i vjetër në Ligës së Kampionëve që ka shënuar tri e më shumë gola në terrenin mysafirë.

Festa e Josip Ilicic. (Foto: UEFA Pool/Getty Images/Guliver)

Ai me katër gola e shënuara u bashkohet emrave si Robert Lewnadowski, Serge Gnabry, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Mario Gomez, Bafetimbi Gomis e  Lionel Messi.

Që të gjithë kanë shënuan nga katër gola në një sfidë në Ligën e Kampionëve.

Rekordin me pesë gola në një përballje të Ligës së Kampionëve është ende në pronë të Luiz Adrianos.

Lojtar i ndeshjes, Josip Ilicic. (Foto: UEFA Pool/Getty Images/Guliver)

Ai e bëri këtë në sfidën Bate Borisov – Shakhtar, në vitin 2014 (0-7). /Telegrafi/