Joseph Parker shkakton befasinë e vitit, mposht Deontay Wilder pas 12 raundesh
Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker, i njohur si Kiwi, ka arritur të mposhtë boksierin e njohur amerikan Deontay Wilder, pas 12 raundesh me vendim të gjyqtarëve.
Parker e nisi shumë mirë meçin, duke pasur një plan të çartë, ku nuk e lejonte Wilderin t’i afrohej dhe e godiste herë pas herë, duke bërë kështu që t’i fitonte tre raundet e para.
Edhe raundet 4, 5 dhe 6 shkau në të mirë të Parker që gjuante bukur dhe mbrohej nga goditjet e amerikanit.
Edhe raundet 4, 5 dhe 6 shkuan në të mirë të Parker që gjuante bukur dhe mbrohej nga goditjet e amerikanit.
https://twitter.com/WestHamXtra/status/1738690037762417023
Krejt në raundit e 8 , Deontay Wilder u fut në meç dhe dominon një raund ndaj Joseph Parker.
Por dy të radhës sërish ishin në të mirë të Parkerin.
Në dy raunde e fundit, sidomos në të 12-tin, duke e parë që është prapa me pikë, Ëilder u angazua që të fitojë me nokaut por nuk ia doli.
Joseph Parker fiton pas 12 raundesh me vendim unanim. Zyrtarët votuan 118-111, 118-110 dhe 120-108 në të mirë të Parker.
Një nga befasitë më të mëdha të boksit në vitet e fundit. /Telegrafi/


