Please enter at least 3 characters.

John Terry në bisedime me Middlesbrough për rolin e trajnerit

2019/05/terry.jpg
329:"WEST BROMWICH, ENGLAND - MAY 14: John Terry assistant coach of Aston Villa celebrates victory in the penalty shoot out after the Sky Bet Championship Play-off semi final second leg match between West Bromwich Albion and Aston Villa at The Hawthorns on May 14, 2019 in West Bromwich, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

John Terry është shumë afër që ta marrë drejtimin e Middlesbrough, e që do të jetë edhe skuadra e tij e parë në karrierën si trajner.

Ish-legjenda e Chelseat dhe Anglisë është takuar me presidentin e klubit, Steve Gibson, në këtë javë, ndërsa marrëveshja është shumë afër që të arrihet.

Middlesbrough e shkarkoi më 17 maj Tony Pulis pas formës së dobët që kaloi në Championship, duke mos arritur të rikthehen në Ligën Premier për vetëm një pikë.

John Terry (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

John Terry aktualisht është asistent i trajnerit të Aston Villas, Dean Smith, që janë shumë afër të rikthehen në Ligën Premier, pasi në finalen e 'paly-offit' do të përballen me Derbyn e Frank Lampardit.

Middlesbrough thuhet se i ka ofruar kontratë njëvjeçare Terryt, mirëpo ky i fundit dëshiron marrëveshje trevjeçare me një pagë rreth 1.5 milion euro në sezon. /Telegrafi/