Please enter at least 3 characters.

Jessie J mbyll llogaritë në rrjetet sociale pasi vdes truproja i saj

2019/01/GettyImages-954498568.jpg
248:"LOS ANGELES, CA - MAY 03: Music artist Jessie J performs onstage during VH1's 3rd Annual "Dear Mama: A Love Letter To Moms" - Inside Show at The Theatre at Ace Hotel on May 3, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Leon Bennett/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ka vendosur të heq dorë për një kohë nga të gjitha rrjetet sociale.

E gjitha ka të bëjë me një tragjedi personale, ngase truproja i saj i besuar pak ditë më parë ndërroi jetë.

I njohur si Dave, i ndjeri ishte një nga njerëzit më të besuar të këngëtares, dhe kjo e fundit është lënduar shumë me humbjen e tij.

“Po e nis vitin me disa gjëra të papritura personale. Kjo më ka bërë që të jem më prezente në jetën time. Të kaloj më shumë kohë me njerëzit që i dua dhe të kem kohë për veten"

'Kur të godet mërzia, është e rëndësishme që ta përqafojmë në mënyrë që të mos na definojë. Kështu që do të pushoj pak nga rrjetet sociale”, ka thënë jessie J.

Përndryshe, këngëtarja britanike ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2018 me këngë e koncerte të shumta.

Ajo ka qenë shumë e përfolur edhe për jetën private, pasi e njëjta është përfolur se nuk mund të bëjë fëmijë. /Telegrafi/