Jennifer Lopez shkëlqen me elegancë, publikon fotografitë nga dasma e Taylor Swift
Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga paraqitja e saj në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me elegancën dhe stilin e saj.
Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant, me dekolte të theksuar, pjesë të ngushtë në bel dhe fund të rrjedhshëm që vinte në pah linjat e saj.
Pamjen e kompletoi me taka të larta, një çantë sateni në ngjyrë të zezë dhe bizhuteri luksoze me diamante, përfshirë një gjerdan, vathë dhe një unazë të madhe, shkruan DailyMail.
Një ditë pas ceremonisë, Lopez publikoi në rrjetet sociale disa fotografi të realizuara përpara se të nisej drejt Madison Square Garden, duke i shoqëruar vetëm me një emoji gotash shampanje, pa shtuar ndonjë urim publik për çiftin e sapomartuar.
Jennifer ishte një nga surprizat e listës së të ftuarve në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku morën pjesë rreth 1,000 të afërm dhe emra të njohur të botës së muzikës, filmit dhe sportit.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe Selena Gomez, Gigi Hadid, Bradley Cooper, Millie Bobby Brown, Ed Sheeran, Hugh Jackman, Karlie Kloss dhe shumë figura të tjera të njohura.
Kjo paraqitje vjen në një periudhë kur Lopez duket se po shijon një kapitull të ri në jetën e saj publike, pas përfundimit të martesës me Ben Affleck, ndërsa vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në tapetin e kuq dhe eventet më prestigjioze. /Telegrafi/


