Please enter at least 3 characters.

Jean-Philippe Gbamin mund të transferohet te Arsenali

2019/02/GettyImages-620878202-e1549655663786.jpg
380:"BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 03: Jean-Philippe Gbamin of 1. FSV Mainz 05 battles for the ball with Nicolae Stanciu of RSC Anderlecht and Alexandru Chipciu of RSC Anderlecht during the UEFA Europa League Group C match between RSC Anderlecht and 1. FSV Mainz 05 at Constant Vanden Stock Stadium on November 3, 2016 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Jean-Philippe Gbamin nuk e ka mbyllur derën për një lëvizje në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi 23-vjeçar dhe mesfushori shkatërrues tashmë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet në këtë sezon te Mainzi.

Jean-Philippe Gbamin (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë raportohet se po kërkohet nga skuadrat kryesore të ligës elitare angleze dhe posaçërisht Arsenali, i cili është i gatshëm të paguaj 35 milionë euro.

Por, klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë futbollistin e tyre, Gbamin do të merr hap të njëanshëm duke shfrytëzuar klauzolën e largimit.

"Unë në thelb ndjehem gati për hapin e ardhshëm dhe mund ta imagjinoj fillimin e një kapitulli të ri. Përmes arritjeve të mia, kam bërë që klubet të vetëdijesohen për mua. Unë e shoh një shans të mirë për të shkuar më tutje rreth zhvillimit tim sportiv dhe personal”.

"Por, në këto momente unë po jap 100 për qindshin për Mainzin dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mira. Çfarë do të ndodhë pas sezonit, ne duhet të presim dhe të shohim", tha futbollisti.

Ndryshe, Gbamin deri më tani ka pasur 53 paraqitje për klubin gjerman dhe nuk ka realizuar ndonjë gol. /Telegrafi/