Please enter at least 3 characters.

Jay Z flet për herë të parë për marrdhënien e tensionuar me Kanye West

2016/01/jay-z-shp-euml-rthen-me-ldquo-they-don-rsquo-t-love-you-no-more-rdquo-video_hd.jpg

Jay Z ka folur për jetë të parë për marrëdhënien e tensionuar me Kanye West, duke theksuar se përmendja publike që West ka bërë për Beyonce dhe vajzën e tij, ka sjellë prishjen e shoqërisë së tyre.

“Ti nuk mund të përfshish fëmijët dhe bashkëshorten time në gjithë këtë”, ka thënë reperi 47-vjeçar në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Ne kemi patur probleme më të mëdha por ti nuk mund të përfshish familjen time, ky është një problem i madh për mua, vërtet problem”.

Jay Z ka shtuar gjithashtu që Kanye e di që e ka kaluar kufirin dhe e di shumë mirë se mosmarrëveshjet mes tyre janë shtuar".

Jay Z dhe Kanye West edituan edhe album së bashku i cili u titullua "Watch the Thrones". /Telegrafi/