James Rodriguez u shtrua në spital pas ndeshjeve me Kroacinë dhe Francën
Kapiteni i ekipit kombëtar të Kolumbisë, James Rodriguez, i cili ka luajtur ndeshjet miqësore kundër Kroacisë dhe Francës ditët e fundit, është shtruar në spital për shkak të dehidratimit, njoftoi të enjten Federata Kolumbiane e Futbollit.
Mesfushori 34-vjeçar u shtrua në një spital në Minesota të SHBA-ve, pasi u kthye nga një kamp stërvitor i ekipit atje.
"Një ditë pas ndeshjes kundër Francës, ai tregoi shenja të dehidrimit serioz që kërkuan shtrimin e tij në spital gjatë 72 orëve të fundit", raportoi federata e vendit të Amerikës së Jugut.
Rodriguez është nën mbikëqyrje mjekësore dhe po shërohet me sukses.
"Është e rëndësishme të thuhet se kjo situatë nuk lidhet me dëmtimet muskuloskeletale dhe as nuk lidhet me zhvillimin e aktiviteteve të tij futbollistike", deklaroi federata.
𝗖𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗖𝗔𝗗𝗢 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: 𝗲𝘀𝘁𝗮𝗱𝗼 𝗱𝗲 𝘀𝗮𝗹𝘂𝗱 𝗱𝗲 𝗝𝗮𝗺𝗲𝘀 𝗥𝗼𝗱𝗿𝗶́𝗴𝘂𝗲𝘇
🔗 https://t.co/DTXkRkwSoKpic.twitter.com/yYFMmp2pgb
— Selección Colombia (@FCFSeleccionCol) April 2, 2026
Ndryshe, të dielën në Uashington, Rodriguez luajti 63 minuta në humbjen 1-3 kundër Francës. Dy ditë më parë, në qytetin amerikan të Orlandos, ai kaloi 63 minuta në fushë në humbjen 1-2 kundër Kroacisë.
James u shfaq në ato ndeshje pasi luajti vetëm 39 minuta në dy ndeshje për klubin amerikan Minnesota United në fillim të këtij muaji.
Përpara kësaj, ai bëri një pushim për katër muaj pasi u largua nga Club Leon i Meksikës.
Rodriguez, me 124 paraqitje dhe 31 gola për Kolumbinë, është ende një lojtar i rëndësishëm i asaj skuadre kombëtare. Ai ka luajtur gjithashtu për gjigantët evropianë si Monaco, Real Madrid, Bayern Munich dhe Porto gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/


