Please enter at least 3 characters.

James ende e do kalimin te Napoli

2019/08/james-rodriguez-e1566814836997.jpg
267:"MADRID, SPAIN - AUGUST 24: MADRID, SPAIN - AUGUST 24: James Rodriguez of Real Madrid CF in action during the Liga match between Real Madrid CF and Real Valladolid CF at Estadio Santiago Bernabeu on August 24, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi te Napoli edhe pse të dyja klubet nuk janë në negociatat.

Mesfushori kolumbian nuk po ka minutazhë të mjaftueshme te Real Madridi, andaj po tenton që të largohet në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

James startoi në barazimin 1-1 të madrilenëve ndaj Real Valladolidit në fundjavën që shkoi, duke lënë të kuptohet se shpresat e tij për një kalim në Serie Akanë përfunduar.

James Rodriguez (Foto: Kiyoshi Ota/Getty Images/Guliver)

Por, sipas asaj që raporton Il Mattino, agjenti i mesfushorit, Jorge Mendes, do të takohet me bordin e Madrilenëve sot (e hënë), për ta diskutuar edhe një herë të ardhmen e lojtarit.

Napoli tentoi ta transferonte për disa javë Jamesin, mirëpo Zinedine Zidane nuk dëshironte ta largonte, sidomos pa lëndimi të Marco Asensios.

Mirëpo, tani gjërat duken më ndryshe dhe një marrëveshje në mes të dyja skuadrave mund të arrihet qysh në fund të kësaj javë, derisa afati i transferimeve në Itali mbyllet më 2 shtator. /Telegrafi/