Ja kush e kryeson top listën britanike
Grupi “All Time Low” ka arritur për herë të parë të kalojë në pozitën e parë në toplistën zyrtare të Britanisë së Madhe me albumin e fundit.
“Future Hearts”, që është albumi i gjashtë i bendit amerikan, arriti të shitet në 19400 copë, 278 më shumë se “Chaos and the Calm” i James Bay.
“Kjo është befasi e madhe. Nuk e kemi pritur këtë mirëpritje dhe nuk mund të ishim më të lumtur. Pas kaq shumë vjetësh bashkë, nuk duam kurrë që t’i zhgënjejmë fansat tanë, dhe kjo është arritje e mrekullueshme nga ana e tyre, por edhe e jona”, kanë thënë anëtarët e grupit.
Albumi “X” i Ed Sheeranit ka kaluar në pozitën e tretë ndërsa “In the Lonely Hour” i Sam Smithit është i katërti.
Prodigy me “The Day Is My Enemy” nga pozita e parë ka rënë në të pestën.
Kjo toplistë merr për bazë shitjet e albumeve dhe shkarkimet online gjatë javës. /Telegrafi/


