Please enter at least 3 characters.

Ja çfarë bëri Blerim Mazreku për hir të Allahut (Foto)

2016/01/ja-ccedil-far-euml-b-euml-ri-blerim-mazreku-p-euml-r-hir-t-euml-allahut-foto_hd.jpg

Sponsorët janë faktorë mjaft të rëndësishëm për klubet sportive në Kosovë. Madje, ata konsiderohen si shpëtim për sportin kosovar. Mirëpo, disa prej sponsorëve janë “non-grata” për një pjesë të sportistëve.

Për shembull, tek Sigal Prishtina, Blerim Mazreku dhe Muhamet Hasani njihen si basketbollistët që i përkushtohen më së shumti fesë Islame, duke i kryer të gjitha obligimet që ua përcakton ajo, raporton "Zëri". Dhe, vendosja e logos “Birra Peja” dhe “Pilsner”, nuk është pritur aspak mirë nga ta, pasi sipas fesë Islame, alkooli është i ndaluar dhe ekspozimi i tij përmes fanellës, i vë në siklet sportistët fetarë.

Për këtë, qendra kosovare e ka menduar një ide të mirë. Ai e ka mbuluar me një ngjitës të bardhë hapësirën ku shkruan “Birra” dhe “Pilsner”, duke e lënë të shihet vetëm “Peja”, duke shprehur në këtë mënyrë, megjithatë, respekt për këtë kompani që e ndihmon basketbollin.

Mbulimi i fanellave nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë. Edhe në futbollin evropian ndodh kur futbollistët myslimanë kohë pas kohe e mbulojnë një pjesë të fanellës, e cila përmban emrin e ndonjë pijeje alkoolike apo ndonjë simbol tjetër, në kundërshtim me fenë Islame.

Miftari: S’kemi diskutuar asnjëherë për këtë punë

Kryesia e Sigal Prishtinës nuk është në dijeni rreth mbulimit të dy prej sponsorëve në fanellë, nga ana e ish-basketbollistit të Pejës. Drejtori i përgjithshëm i klubit, Florian Miftari, thotë se fanellat duhet të qëndrojnë të paprekshme, pasi sponsorët janë krahu i djathtë i klubit kampion të Kosovës.

“Nuk e kemi diskutuar asnjëherë këtë temë. S’ka çka aty, fanellat janë të paprekshme”, deklaroi shkurt Miftari për “Zërin”. /Telegrafi/