Please enter at least 3 characters.

Ivanov, kryetari i parë që i ka shpëtuar interpelancës

2016/05/Ivanov-duke-nenshkruar-vendimin-per-falje-780-1.jpg

Me 47 vota ''kundër'' dhe me 35 vota ''për'' dje parlamenti i Maqedonisë ka vendosur që të mos i jap përgjegjësi kryetarit të Maqedonisë për vendimin për faljen e funksionarëve të përfshirë në krim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ivanov si kryetar i shtetit do të mbahet mend si shefi i parë i shtetit për të cilin është ngritur procedurë për përgjegjësi dhe interpelancë për shkarkim.

Interpelancën e propozoi LSDM, BDI paralajmëroi se do ta mbështes si iniciativë por dje nuk votoi për propozimin e LSDM. PDSH ishte indiferente./Telegrafi/