Iu afrua ariut për një fotografi, pas disa sekondave ai i vërsulet gruas
07/07/2020
Një grua në Rumani u tremb për vdekje, pasi një ari vërshoi drejt saj kur ajo u përpoq të bënte një fotografi me të.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi më 30 qershor në qytetin e Bacau të Rumanisë.
Pamjet të cilat u xhiruan nga disa qytetarë, tregojnë se si gruaja iu afrua ariut për një fotografi, e që më pas ai vërshoi drejt saj.


