Please enter at least 3 characters.

Ithtarët e teorive konspirative besojnë se Jackson ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij

2019/06/MichaelJackson.jpg
412:"SANTA MARIA, CA - MAY 6: Singer Michael Jackson arrives at the Santa Barbara County Courthouse for the second day of the defense's case in his child molestation trial May 6, 2005 in Santa Maria, California. Jackson is charged in a 10-count indictment with molesting a boy, plying him with liquor and conspiring to commit child abduction, false imprisonment and extortion. (Photo by Carlo Allegri/Getty Images)
12:"Getty Images

Michael Jackson është gjallë dhe është dëgjuar në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij Prince - pohojnë ithtarët e teorive konspirative.

Mbreti i muzikës pop ndërroi jetë në vitin 2009, mirëpo gjatë gjithë kohës ka pasur teori nga më të ndryshmet që pretendonin se është gjallë.

Ndërsa një video i ka rikthyer teoritë konspirative në lidhje me këngëtarin amerikan. Xhirimi thuhet se është bërë në muajin e kaluar gjatë ceremonisë së diplomimit të Prince në 'Loyola Marymount University' në Los Angeles.

Videoja e publikuar në kanalin BeLIEveYouTube, e shfaq momentin kur thirret emri i djalit të Jackson teksa një femër thotë: "Ja ku është Prince", ndërsa më pas dëgjohet edhe një zë tjetër që nuk kuptohet.

Ithtarët e teorive konspirative besojnë se është zëri i Michael, ndërkohë që të tjerët kërkojnë fakte reale për këto dyshime të hedhura.

"Michael Jackson është gjallë, mund ta dëgjoni zërin e Michaelit në diplomimin e djalit të tij", thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/