Please enter at least 3 characters.

Italia me sy nga coronavirusi, 10 fshatra në karantinë pasi numri i të prekurve vazhdon të rritet

2020/02/efff49c8-dada-4bb5-b27b-81404fdbec3f-scaled.jpg
450:"Personnel carry new beds inside the hospital of Codogno, near Lodi in Northern Italy, Friday, Feb. 21,2020. Health officials reported the country's first cases of contagion of COVID-19 in people who had not been in China. The hospital in Codogno is one of the hospitals - along with specialized Sacco Hospital in Milan - which is hosting the infected persons and the people that were in contact with them and are being isolated. (AP Photo/Luca Bruno)
2:"AP

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Itali është rritur në 55.

Kjo përfshin 39 raste të konfirmuara në rajonin verior të Lombardisë dhe 12 në rajonin Veneto, tha kreu i departamentit të shëndetit të Lombardisë, Giulio Gallera, në një konferencë për shtyp të shtunën, transmeton Telegrafi.

Një paciente 77-vjeçare me coronavirus u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Lombardi, konfirmuan autoritetet.

"Mund të themi se ajo është viktima e dytë e coronavirusit në Itali", tha Gallera.

Të gjitha aktivitetet publike janë pezulluar gjithashtu në 10 fshatra në jug të Milanos, shtoi Gallera.

Sipas faqes së internetit të rajonit të Lombardisë, stacionet e trenave në tre vende të prekura nga shpërthimi - Codogno, Maleo, Casalpusterlengo - do të mbyllen nga e shtuna.

"Të gjithë njerëzit (të cilët) testuan pozitivisht kanë qenë në kontakt, direkt ose indirekt me spitalin e Codogno", tha guvernatori i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana. /Telegrafi/