Please enter at least 3 characters.

Istogu largon katër futbollistë

2016/01/istogu-largon-kat-euml-r-futbollist-euml_hd.jpg

Istogu, siç raporton KL, ka marrë vendim që të heqë dorë nga katër lojtarë, të cilët tashmë janë të lirë nga klubi.

“Trajneri Genc Hoxha vendosi që këta katër futbollistë të lirohen nga klubi, pasi këta futbollistë nuk janë në planet e trajnerit Hoxha për edicionin e ri. Futbollistët e liruar nga Istogu janë: Armend Ademaj, Agron Haxhijaj, Jusuf Sabotiq, Erblind Mulaj. I falenderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë për klubin tone”, thuhet në njoftimin e KF Istogut.

Kujtojmë se Istogu këtë verë u përforcua me lojtarët si, Ilir Syla, Landrit Rama, Kushtrim Hoxhaj, Drilon Nuza, Dukagjin Gashi dhe Mensur Duraku.