Please enter at least 3 characters.

Isni Kilaj udhëtoi në Hagë për t'u intervistuar nga Gjykata Speciale

2017/06/Isni-Kilaj.jpg

Ish luftëtari i UÇK-së, Isni Kilaj, zëvendësministër në detyrë i Diasporës, sot është nisur për t'u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Hagë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje!”, ka shkruar Kilaj.

Kilaj do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë. /Telegrafi/