Please enter at least 3 characters.

Ishte në zor për punë, gjatë intervistës e vodhi pronarin e kompanisë!

2016/11/Intervista-për-punë-shkoi-keq-pasi-kandidati-vodhi-kuleten-e-pronarit-te-kompanise-foto.jpg
66:"Cropped shot of a businessman putting money into his blazer pocket
12:"Getty Images

Shogo Takeda dyshohet se e ka vjedhur kuletën e shefit të një kompanie në Yokohoma të Japonisë, në momentin që ai ka dalë nga zyra për një moment të shkurtër.

Kandidati 24-vjeçar që kishte shkuar të intervistohej për punë, e ka shfrytëzuar rastin për të hapur çantën e shefit të tij të ardhshëm dhe të kryejë vjedhjen, transmeton Telegrafi.

Por, ai është zbuluar shpejtë, sepse ishte njeriu i vetëm që i ka hyrë në zyrë gjatë asaj dite.

“Unë dëshiroja të punoja për atë kompani, por nuk besova se do të ma japin vendin e punës dhe i vodha paratë meqë më duheshin”, ka thënë Takeda gjtë marrjes në pyetje.

Me të zbuluar se i mungojnë afro 500 euro, pronari i kompanisë e ka telefonuar Policinë dhe ka treguar për rastin.

Gjetja nuk ka qenë e vështirë, sepse hajni i kishte lënë të gjitha të dhënat në CV. /Telegrafi/