Please enter at least 3 characters.

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema, viziton Kosovën

2018/06/d233f5993282929e49af65bde16f9201-knLF-U11001323344892aiB-1024x576@LaStampa.it_.jpg

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish Kryeministri italian i kohës së Luftës së Kosovës, Massimo D’Alema sot po viziton Kosovën.

"Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema do të ketë takim me Zëvendëskryeministrin Pacolli (ora 12) në mjediset e MPJ-së. Më pas, politikani i shquar italian do ketë takim në Presidencë me Presidentin Thaçi në orën 14:30.

Në orën 15.15 do të vizitojë Familjen Rugova, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë, zBehgjet Pacolli. Në orën 16.15 do të vizitojë KFOR-in, ku do pritet nga drejtuesit e këtij misioni. Ish Kryeministri D’Alema do të jetë mysafir për iftar në Familjen Pacolli (ora 20.00)", thuhet në njoftim. /Telegrafi/