Please enter at least 3 characters.

Diplomati britanik tregon në Hagë si e kishte ndihmuar gjeneralin Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e radhës gjyqësore, ku në radhë është dëshmia e dëshmitarit të tretë, brtianiku John Stewart Duncan, i cili mbanë kodin 1DW006 të ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjykatësi Çarls Smith në fillim tha se mbrojtja ka parashikuar të bëjë pyetje për 4 orë e gjysmë, ndërkaq ZPS-ja 4 orë. Gjyqtari gjithashtu theksoi se dëshmia e tij mund të zgjasë 2 deri në 3 ditë.

Aktualisht pyetje është duke parashtruar mbrojtja e Thaçit.

Pjesë nga diskutimi në minutat e parë:

Pyetja: Keni pasur përvojë me vendet e Ballkanit?

Përgjigje: Kam qenë gjerësisht në Ballkan, kam qenë diplomati Iparë britanik që ka shkuar në Shqipëri pas 46 viteve të komunizmit, në vitin 1992. Kam përvojë të konsiderueshme me Shqipërinë dhe problemet e Ballkanit në përgjithësi.

Pyetja: Keni marrë ndonjë çmim për punën tuaj?

Përgjigje: Po kam marrë çmimin e perandorisë britanike për punën time në Shqipëri, medaljen e NATO-s për punën që kam bërë në Kosovë.

Pyetja: Ku keni punuar nga gushti 1998 deri dhjetor 2001?

Përgjigje: Kam qenë këshilltar politik britanik për komandantin e NATO-s, Wesley Clark.

Pyetja: SHBA-të kanë pasur këshilltar politik

Përgjigje: Po

Pyetja: Çfarë detyrash kishit ju?

Përgjigje: Detyrat e mia kryesisht ishin të jepja këshilla komandantëve ushtarak lidhur me aspektet diplomatike dhe politike që mund të kenë ndikim në operacionet ushtarake. Roli ynë përfshinte dhënien e informacione nëse kishte takime të drejtuesve politik, sidomos në konfliktin e Kosovës kishte takime të shpeshta, unë isha ai që merrja shënime nga takimi dhe përgatisja versionin e parë të raportit dhe ia shpërndaja zyrtarit të përgjithshëm.

Pyetje: Në cilat fusha keni qenë përgjegjës në Kosovë?

Përgjigje: Duke marrë parasysh përvojën time me Shqipërinë unë mbulova aspektet e Kosovës. Kemi marrë pjesë në takime, shkoja me gjeneralët shembull kur shkonin në Bosnje.

Pyetje: Konkretisht çfarë aspektesh?

Përgjigje: Pak a shumë të gjitha. Unë e kisha një panoramë sesi funksiononte shoqëria shqiptare. Si funksionojnë pushtetet, pse mund të jenë të vështirë ndonjëherë. Unë u mbështeta shumë në përvojën që kisha në Shqipëri. Ideja e Shqipërisë së Madhe e shqetësonte komunitetin ndërkombëtar. Pas daljes nga komunizmi ndërkombëtarët donin të kuptonin si ishte marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës. Unë duhej të isha i fokusuar në këtë aspekt dhe tu tregoja eprorëve të mi, nëse ky është realitet dhe a do të mund të ndodhte.

Pyetja: Çfarë mendonin shqiptarët e Kosovës?

Përgjigja: Qartazi shqiptarët e Kosovës kanë qenë enjë aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit. Kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, shërbimet publike dhe gradualisht e gjitha kjo solli spastrimin etnik që kemi parë të gjithë. Por, ishin ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, por nuk kishin humbur afeksionin me njëri-tjetrin.

Pyetje: A keni mbuluar edhe UÇK-në dhe qeverinë e përkohshme të Kosovës?

Përgjigje: Po

Pyetja: Për të dhënë këshilla gjeneralit Clark, në çfarë burimesh bazohej?

Përgjigje: Në një larmishmëri burimesh. Një ditë e zakonshme gjatë konfliktit ishte kështu: Informoja gjeneralin Clark në 7e30 të mëngjesit, më duheshin 45 minuta të vozisja drejt vendit ku qëndronte ai. Hyja në internet lexoja të gjitha informatat që gjeja në internet se çfarë kishte ndodhur në 24 orët e fundit, më pas dëgjoja lajmet në 24 orët e fundit hipja në automjet vozisja dëgjoja BBC gjatë rrugës, kur shkoja në zyrë lexoja të gjitha kabllogramet diplomatike që ishin shkëmbyer gjatë natës, lexoja shërbimet e monitorimit dhe të gjitha vlerësimet e shërbimit informativ. Hyja në takim informoja gjeneralin Clark dhe pastaj përmes video-lidhjes informonim komandantët operativ në teren.

Bisedoja me personat që njihja qofshin nga shqiptarët që njihja në Shqipëri, gazetarët, OJQ-të me persona të ndryshëm që të merrja sa më shumë informacion. /Telegrafi/

true