Please enter at least 3 characters.

iPhone Fold mund të thyejë çdo rekord të Apple, me baterinë dhe çmimin më të lartë

Ka thashetheme se iPhone Fold, që pritet të zbulohet më vonë këtë vit së bashku me serinë iPhone 18 Pro dhe iPhone Air 2, do të ketë baterinë më të madhe të vendosur ndonjëherë brenda një iPhone.

Sipas Instant Digital, telefoni i palosshëm do të ketë një bateri prej 5500 mAh.

Modeli aktual i iPhone me baterinë më të madhe është iPhone 17 Pro Max, i cili ka një bateri prej 4823 mAh.

Nëse Instant Digital ka të drejtë, Phone Fold do të ketë një bateri më të madhe se dy telefonat e palosshëm të Samsung dhe Google, Galaxy Z Fold 7 dhe Pixel 10 Pro Fold , përkatësisht.

I pari ka një bateri prej 4400 mAh dhe i dyti është i pajisur me një bateri prej 5015 mAh.

Falë përdorimit të teknologjisë së baterive Silicon-Karbon (Si/C), pajisjet e palosshme tani mund të kenë bateri me kapacitet më të madh.

Me një çmim të mundshëm prej 2,000-2,500 dollarësh, iPhone Fold do të jetë modeli më i shtrenjtë i iPhone i të gjitha kohërave. /Telegrafi/