Please enter at least 3 characters.

iPhone 6 e “rrëzon” faqen e IPKO-së

2016/01/iphone-6-e-ldquo-rr-euml-zon-rdquo-faqen-e-ipko-s-euml_hd.jpg

Për të gjithë ju që ende nuk e keni kuptuar, IPKO sot i ka lansuar modelet e reja të iPhone 6, me një çmim të jashtëzakonshëm që fillon prej 399 euro.

Në fakt, nëse ju e blini një iPhone 6 në IPKO, i bie që për telefonin të paguani 399 euro, ndërsa për 6000 minuta, 6000 SMS dhe 6GB internet që i merrni të ndara për 6 muaj, të paguani edhe 300 euro tjera shtesë.

Por, nëse e krahasoni ofertën e IPKO-së me ofertat e tjera në treg, atëherë i bie që telefonin më të ri të Apple ta merrni për 300 euro më lirë sesa kudo tjetër, shkruan Express.

IPKO më herët pati njoftuar se është bërë partner zyrtar i Apple, dhe operatori i vetëm mobil në Kosovë që do të ofrojë telefonat e Apple. (Telegrafi)