Interi po pret ofertën e Fenerbahces për Calhanoglun
5:"Bardh
21/07/2025
Interi po pret një ofertë zyrtare nga Fenerbahce për Hakan Calhanoglun, i cili pritet të rikthehet në stërvitje me zikaltrit këtë javë. Inter është ende në pritje të një propozimi konkret për mesfushorin e tyre të rëndësishëm, Hakan Calhanoglu, i cili ka tërhequr interesim nga Galatasaray dhe, së fundmi, nga Fenerbahce.La Gazzetta dello Sport konfirmon se asnjëri prej dy gjigantëve turq nuk ka paraqitur ende një ofertë fillestare për kapitenin e kombëtares turke.Inter ka vendosur një çmim minimal prej 25 milionë euro, por nuk është e sigurt nëse Galatasaray apo Fenerbahce do të jenë të gatshëm ta plotësojnë këtë kërkesë.


