Please enter at least 3 characters.

Interi pas Diarras

2016/04/diara.jpg

Interi është vënë në ndjekje të mesfushorit të Marseilles, Lassana Diarra.

''Nerrazzurët'' synojnë që ta përforcojnë mesfushën gjatë verës, andaj mesfushori francez mund të transferohet si lojtar i ri.

Lajmin e ka konfirmuar L'Equipe, gazetë e cila shkruan në mes të tjerash se Diarra i ka treguar klubit francez se e dëshiron largimin.

Kujtojmë se francezi në të kaluarën ka luajtur edhe për Real Madridin dhe Chelsean.