Please enter at least 3 characters.

Interi në bisedime të avancuara me Jan Vertonghen

2020/07/GettyImages-1255232016-scaled.jpg
463:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - JULY 09: Jan Vertonghen of Tottenham Hotspur warms up prior to the Premier League match between AFC Bournemouth and Tottenham Hotspur at Vitality Stadium on July 09, 2020 in Bournemouth, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Neil Hall/Pool via Getty Images)
9:"2020 Pool

Jan Vertonghen do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e tij aktuale Tottenham Hotspur.

Qendërmbrojtësi belg do të largohet nga Londra pas tetë viteve qëndrim tek ‘Gjelat’.

E duke parë që është lojtari i lirë, shumë skuadra janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. Roma, Inter, Ajax janë tri ekipet favorite për të nënshkruar me belgun, por duket se Inter ka bërë një hap të madh.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët kanë avancuar në bisedime me agjentin e futbollistit. Inter është gati t’i ofrojë kontratë dy vjeçare Vertonghenit me një pagë vjetore prej tre milionë eurove në sezon.

33-vjeçari dëshiron që kontratën e radhës ta nënshkruajë për tri vite dhe këtu mbetet ngërçi mes palëve.

Gjithsesi Roma nga ana tjetër po synon ta marrë belgun, por Giallorosët duhet t’i ofrojë kontratë tri vjeçare dhe do ta kishin më të lehtë një gjë të tillë. /Telegrafi/