Please enter at least 3 characters.

Interi dëshiron Modricin dhe Rakiticin

2019/03/Rakitic-Modric.jpg
338:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 21: Ivan Rakitic of Croatia celebrates with teammate Luka Modric of Croatia after scoring his team's third goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Dyshja kroate, Luka Modric dhe Ivan Rakitic janë dëshirat e mëdha të Interit për sezonin e ardhshëm.

Klubi italian është i interesuar të përforcojë edhe më shumë ekipin për sezonin e ri, pas këtij sezoni dështues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit Calciomercato, Nerazzurrët janë rreshtuar drejt një transferimi të dyfishtë, me Modric nga Real Madridi dhe Rakitic nga Barcelona.

Rakitic së shpejti mund të largohet nga Barcelona pas ardhjes së Frenkie de Jong në Camp Nou nga Ajaxi këtë verë.

Rakitic dhe Modric gjatë një dueli në njërën nga El Clasicot (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, Modric, i cili mbeti te Reali edhe këtë sezon duke refuzuar Interin verën e kaluar, mund të shqyrtojë transferimin në Serie A gjatë këtij viti.

Mediat italiane raportojnë se në mos të dy, njëri nga ta do të përfundojë gjithsesi te ekipi nga Giuseppe Meazza. /Telegrafi/