Inter synon transferimin e Leon Baileyt
257:"MAINZ, GERMANY - FEBRUARY 08: Leon Bailey of Bayer Leverkusen reacts after their victory at the Bundesliga match between 1. FSV Mainz 05 and Bayer 04 Leverkusen at the Opel Arena on February 08, 2019 in Mainz, Germany. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)
Leon Bailey. (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)
21:"Bongarts/Getty Images
05/04/2019
U kërkua gjatë nga Roma, por Bayer Leverkusen nuk e lejoi largimin e Leon Baileyt nga Bundesliga.
Sulmuesi anësor në gushtin e vitit të kaluar zgjeroi kontratën e tij me klubin gjerman deri në vitin 2023.
Tani për sulmuesin xhamajkan interesim ka shprehur një tjetër skuadër italiane dhe ajo është Inter.
Ivan Perisic pritet të largohet në fund të sezonit nga Neroazzurrët dhe Bailey pritet të jetë zëvendësimi i tij.
Inter është gati të paguaj deri në 35 milionë euro për ta transferuar Baileyn në Meazza.
Problemi qëndron tek kërkesa e madhe e Leverkusen që duan 50 milionë për yllin e tyre.
Për Baileyn në verë pritet që Roma të futet sërish në garë, ndërsa lojtari pëlqehet shumë edhe nga Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/


