Please enter at least 3 characters.

Inspektohen 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje të ndryshme

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar më 29 korrik, rreth orës 09:00, ku janë kontrolluar gjithsej 65 auto-parkingje.

Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në bazë të kompetencave ligjore.

Rasti është iniciuar nën dyshimin për shmangie nga tatimi, ndërsa autoritetet do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme. /Telegrafi/