")
Please enter at least 3 characters.

Ilija Dimovski merret në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike

2017/03/Dimovski-Kuvend.jpg

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski është ftuar sot në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me hetimet që i bën kjo prokurori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për lëndën ''Titanik'', e cila është zgjeruar me përfshirjen e 17 personave tjerë në hetime, lajm i bërë i ditur nga Janeva, para një muaji. Kjo lëndë ka të bëjë me mashtrime zgjedhore./Telegrafi/