Icardi: Nuk mund të i’u premtoj se do të bëhem si Zanetti, Maldini dhe Totti
08/10/2016
Mauro Icardi ka rinovuar dje (e premte) me Interin deri në vitin 2021.
Kjo ka gëzuar të gjithë tifozët Nerazzurrët pasi argjentinasi edhe një herë ka treguar dashurin e madhe që ka për skuadrën nga Milano pasi gjatë verës ai u kërkua nga shumë klube të mëdha.
"Në Itali ne flasim për Zanettin, Tottin dhe Maldinin. Por, nuk mund të i’u premtoj se do të qëndroj këtu në 20 vitet e ardhshme, por është një objektiv", ka thënë Icardi kur është pyetur për të ardhmen e tij.
Icardi ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në këtë fillim sezoni në Serie A. /Telegrafi/


