Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic brenda 24 orëve kthehet te Manchester United për t'i filluar stërvitjet

2017/08/ibraa-12.jpg

Zlatan Ibrahimovic pritet të kthehet te Manchester United, brenda 24 orëve të ardhme dhe do të fillojë stërvitjet.  

Suedezi është ende jashtë fushave shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në gju gjatë kohës sa luante te kjo skuadër.

Edhe pse 35 vjeçar ai e ka kaluar lëndimin më herët se që është pritur.

Një burim i The Sun brenda klubit anglez ka treguar për kthimin e lojtarit në Old Trafford.

Ibra i gatshëm për t'i filluar stërvitjet

“Zlatan do të kthehet dhe do ta fillojë punën që të kthehet nga lëndimi pas operimit në gju. Atij i është thënë se duhet ta ulë paksa rimtin, por ai nuk është ashtu, ai është i vendosur”.

“Të gjithë janë të lumtur me progresin e tij, por duhet ta gjej momentin e tij mes rehabilitimit dhe kohës kur kthehet”.

“Është e sigurt se ai do të kthehet në klub dhe do të nënshkruajë kontratë me klubin”, ka thënë burimi i The Sun. /Telegrafi/