Please enter at least 3 characters.

I'u gjetën armë dhe fishekë, arrestohet një person në Malishevë

2016/11/arme-dhe-municion.jpg

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë, njëzet (20) copë fishekë të armës së njëjtë dhe tridhjetë e pesë (35) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Me urdhër të GJPP është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi municioni 188 copë fishekë dhe një (1) gëzhojë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/