Please enter at least 3 characters.

I ofron pesë euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë

2022/04/der-neue-fuenfer-ist-der-erste-der-zweiten-generation-der-euro-scheine-seit-der-einfuehrung.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një  shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti u kishte ofruar 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë të cilët ishin duke i kontrolluar dokumentacionet e udhëtimit të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, të martën në orën 21:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi i njëjti u kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarëve policorë të cilët ishin duke i kontrolluar dokumentacionet e udhëtimit të dyshuarit”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe të njëjtit i është konfiskuar pasaporta, deri në përfundimin e procedurave gjyqësore. /Telegrafi/