Please enter at least 3 characters.

I mituri që u sulmua me thikë nga tre persona në Ferizaj, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë

2021/10/auto_sulm-me-thike1550589582.jpg

Në emergjencën mjekësore në QKUK po vazhdon të trajtohet viktima i mitur- mashkull Sh-Kosovar, pasi të njëjtin tre persona te panjohur pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të mprehtë- thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se hetuesit janë duke u marrë me rastin pasi që viktima kishte deklaruar se nuk i njihte personat të cilët e kanë sulmuar.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënd trupore, ndërkaq, pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt ka vazhduar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK- Prishtinë. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar. Viktima nuk është nxënës i shkollës “Gjon Serreçi” siç është raportuar në disa media, por aty ka qenë si kalimtar i rastit afër shkollës në rrugën “Gjon Serreçi””, ka thënë Veseli./Telegrafi/