Please enter at least 3 characters.

I madhi e ha të voglin, beteja për jetë a vdekje mes dy gjarpinjve (Video, +18)

2016/01/ishulli-i-gjarp-euml-rinjve-ku-nuk-guxon-t-euml-shkel-euml-k-euml-mba-e-njeriut-video_hd.jpg

Një piton që po "gllabëronte" miun, është sulmuar nga një gjarpër më i madh dhe në një moment dy reptilët filluan betejën për jetë a vdekje.

Ky moment është filmuar këtë javë në Mulgowlie të Queensland, Australi. Andrew Smedley ka postuar videon në Facebook, transmeton Telegrafi.

E pas një beteje të ashpër që zgjati disa minuta, ishte gjarpri i madh që triumfoi ndaj pitonit që edhe përkundër tentimeve të shumta dhe faktit që u mbështoll në trupin e gjarprit, mbeti i ngordhur.

E autori i videos me këtë është munduar ta dokumentojë, se si i madhi në shumicën e rasteve e "gllabëron" të voglin. /Telegrafi/