Please enter at least 3 characters.

I aksidentuari më 28 mars, vdes në QKUK

2016/03/aksident-3.jpg

Policia e Kosovës njofton se një person që ishte aksidentuar rëndë ditën e 28 marsit, sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima - mashkull me kombësi shqiptare - nuk ka arritur t’i përballojë më lëndimet e marra në aksidentin që ndodhi muajin e kaluar në Malishevë.

Pasi që viktima ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.